Mourinho mund të largohet nga Real Madrid

23/08/2011 15:05

Eladio Parames, zëdhënësi i Jose Mourinho, ka deklaruar se portugezi nuk po kalon një moment të mirë në skuadrën madrilene dhe se do të njoftojë në një konferencë shtypi dorëheqjen e tij nga detyra si trajner i Real Madrid.

Sipas tij, Mourinho nuk ndjen mbështetjen e klubit dhe kjo është arsyeja kryesore e largimit nga kryeqyteti spanjoll.

Por, burime nga Real Madrid kanë përgënjeshtruar këtë lajm dhe konfirmojnë se nuk ka asnjë problem me teknikun portugez dhe se Mourinho nuk po mendon aspak dorëheqjen.

Top Channel