Liga spanjolle, vazhdojnë bisedimet

23/08/2011 16:10

Ende vazhdojnë bisedimet mes Shoqatës së Lojtarëve Spanjollë dhe Ligës Profesioniste të Futbollit për çështjen e shtyrjes së kampionatit spanjoll.

Ditën e hënë bisedimet nuk sollën asnjë zhvillim pozitiv, megjithatë zv.presidenti i Ligës spanjolle, Francisko Katalan, ka deklaruar se po punohet shumë për të rifilluar kampionatin fundjavën e ardhshme.

Sipas tij, vazhdimisht po bëhen propozime dhe oferta në mënyrë që të pranohen nga Shoqata e Futbollisteve. Sipas kësaj shoqate, janë rreth 50 milionë euro që nuk u janë dhënë 200 futbollistëve sezonin e shkuar.

Top Channel