Kriza prek futbollin

23/08/2011 15:45

Brazili, prej vitesh një lloj tregu për futbollin europian, vitet e fundit është duke vuajtur edhe ai krizën financiare të Europës që nuk ka kaluar pa prekur edhe klubet e futbollit.

Një pjesë e emrave të mëdhej luajnë në Brazil si Ronaldinjo apo Luis Fabiano, por jo vetëm këto emra, pasi edhe yje si 19-vjeçari Nejmar, i cili konsiderohet me një të ardhme të madhe për futbollin botëror, do të kishte filluar të luante në Europë nëse do të kishte lindur 10 vjet më parë, ndërkohë që oferta e Realit të Madridit për të duket se ka rënë.

Ndërkohë rritja e shpejtë ekonomike e Brazilit i jep brazilianëve mundësinë që të marrin shumë para në vendin e tyre e madje të bindin edhe trajnerin e përfaqësueses që t’i marrë për në botërorin e vitit 2014.

Në vitin 2009 ka pasur një rënie me 14% të lëvizjes së lojtarëve brazilianë, 1.017 lojtarë, ndërkohë që kjo shifër gjithsesi ishte sa dyfishi i lëvizjes së vitit 2006, kur lëvizën vetëm 707 lojtarë.

Top Channel