Kaka’ dhe Forlan kërkohen nga PSG

23/08/2011 15:25

Braziliani i Real Madrid, Ricardo Kaka’, dhe uruguajani i Atletico Madrid, Diego Forlan, janë në axhendën e drejtorit sportiv të Paris Saint Germein, Leonardo.

Sipas ‘Le Parisien’, klubi francez i blerë nga një grup biznesmenësh nga Katari është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për ish-futbollistin e Milanit. Por, forma e tij fizike dhe pozicioni në të cilin luan në fushë (që është i njëjtë me atë të Pastores) janë pengesat kryesore për kalimin e Kaka’ në kampionatin francez.

Përsa i përket Diego Forlan, sulmuesi 32-vjeçar është një nga opsionet e Leonardos, i cili po interesohet edhe për Marco Borriello dhe Diego Milito.

Top Channel