Bulqizë, greva vazhdon

23/08/2011 11:45

Kompania koncesionare ACR kërkoi që minatorët të hynin mëngjesin e
sotëm në galeri për të nisur punën pasi atyre iu paraqit një dokument i
firmosur, ku deklarohej se ishin plotësuar tre nga kërkesat e vendosura
nga minatorët.

Por puna ne galeri nuk filluar asnje aktivitet. Minatoret jane grumbulluar para hyrjes se teritorit te minieres duke e vijuar aty protesten e tyre. Nderkohe qe administrata e kompanise ka shperndare disa deklarata minatoreve qe t’i plotesojne, nese jane dakort per te nisur punen ne galeri. Kreu i sindikates, Kole Nikolla theksoi se kjo eshte prova e maskarades qe po luhet ne kurrizin e minatoreve te Bulqizes.

“Administratori u ben presion krereve te sektoreve per largim nga puna. Pronarja tha se ka investuar 31 milione euro ne minieren e Bulqizes, kur ne fakt kjo  nuk eshte e vertete”, tha Nikolla, i cili theksoi se greva do te perfundoje vetem kur te nenshkruhet vetm marreveshja mes punedhenesit dhe punemarresit.

Nje dite me pare administratori i ACR-se beri perpjekje per te nisur negociatat me minatoret. Ai kerkoi qe te ngrihej nje perfaqesi me 10 minatore per te bere bisedime, por me kushtin qe mos futeshin drejtuesit e sindikates, te cilet u penguan nga forcat e sigurise ne hyrje te minieres. Qendrimi prere i administratorit te kompanise per te mos pranuar sindikatat, shkaterroi mundesine per konsensus per shkak se minatoret shfaqen hapur mosbesimin e tyre ndaj ofertes se bere. Nje pike tjeter konfliktuale mes paleve eshte ceshtja e pageses se diteve te protestes.  

Dështon tentativa për marrëveshje

Administratori i ACR-së qëndroi në minieren e kromit në Bulqizë, në një tentativë për të zgjidhur konfliktin e krijuar mes kompanisë dhe minatorëve. Pas një muaji proteste ky është takimi i parë direkt që synon zgjidhjen e krizës.

Ne ambientet e brendshme te administrates administratori eshte takuar me disa minatore e me pas ka kerkuar qe ata te zgjedhin nje perfaqesi prej 10 personash.

Por serish te dyja palet kane vendosur kushte. Administratori ACR-së Giga Bedineishvili ka kerkuar qe ne bisedime nuk duhet te jene perfaqesuesit e sindikates.

“Kolë Nikolla ka shkaktuar shumë dëme si juve dhe kompanisë, ai nuk do të jetë pjesë e bisedimeve”, tha Bedineishvili.

Pas ketij kushti minatoret kane reaguar ashper ndersa administratori ACR ka kerkuar qe minatoret te perfaqesohen vete ne bisedime pa pranine e sindikates.

Ky kusht nuk eshte pranuar nga minatoret, ata kane kerkuar qe ne bisedimet me kompanine te kene te pranishem edhe sindikatat, me te cilat kane realizuar greven.

Gjate kohes qe zhvillohej ky debat mes minatoreve dhe perfaqesuesve te ACR-së, drejtuesit e sindikates ishin ndaluar qe te hynin ne ambjentet e brendeshme te minieres.

Pas deshtimit te negocimit me minatoret, administratori ACR-së ka folur per mediat duke akuzuar kreun e sindikatave.

“Ne sheshin e minieres ka rreth 100 minatorë qe jan ne mbeshtetje te Kol Nikolles dhe qe jane duke dhene mesazhet e tyre nderkohe qe jane edhe 500 minatorete te tjere te cilet nuk ndodhen ketu, te cilet jane te gatshem te fillojne pune. Kjo situate duhet te ndryshoje ne Bulqize ku forcat minore perpiqen me ane te presioneve te mbizoterojne mbi mazhorancen, kjo eshte nje situate ku sic e shikoni dhe vete se mund te arrihet vetem nepermjet terrorit.Kompania ka garantuar 3 nga kerkesat e minatoreve sic jane rritja e pages 20%, permisimin e kushteve te punes dhe trasparencen ne planin e investimeve dhe se jane 3 kerkesa te firmosura nga kompania ne menyre te njeanshme te pranuar nga kompania, dhe se te tre kerkesat do te implementohen menjehere mjafton te kthehen minatoret ne pune”, tha administratori.

Nderkohe kreu i konfederates Kol Nikolla i cili mbeti jashte ambienteve te minieres ka reaguar pas pengimit te tij per t’ju bashkuar minatoreve.

“Minatorët kërkojnë marrëveshje ligjore dhe institucionale.ACR kërkon përcarjen e minatorëve, nuk pranon të ulet në negociata. Ministri i Punës dhe Inspektoriati i Punës të ndërhyjnë në këtë situatë”, tha Nikolla.

Pas deshtimit te negociatave kompania ACR ka bere poublike nje tejet derguar minatoreve ne te cilen thote se eshte e gatshme te plotesoje kerkesat e minatoreve dhe kerkon kthimin e tyre ne pune.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA