Bayern Munchen në pritje të kualifikimit

23/08/2011 15:40

Bayern Munchen pret konkretizimin e kualifikimit për më tej në Champions League në ndeshjen e dytë me skuadrën zvicerane të Zyrihut, të cilën e ka mundur në ndeshjen e parë 2-0.

Pasi e mbyllën në vendin e tretë kampionatin gjerman të sezonit të shkuar, Bajerni merr pjesë në raundet eliminatore të kësaj veprimtarie për herë të parë që nga viti 2002, ndërkohë që përballë do të ketë një skuadër si Zyrihu, i cili vetëm një herë në histori ka mundur të kalojë në fazën e grupeve.

Ndërkohë ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë Apoel-Krakov, Genk-Makabi Haifa, Malmo-Dinamo Zagreb dhe Villarreal-Odense.

Top Channel