Policia e Shkodrës ka prangosur Hil Gjonin duke ngritur akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Nga hetimet ka rezultuar se 58 vjeçari Gjoni dyshohet se gjatë punës ne objektin e tij, që kishte nisur të ndërtonte në zonën e Malit Tarabosh, ditën e djeshme, ka pastruar territorin nga disa shkurre e ferra, të cilave më pas u ka vënë zjarrin.
Për pasojë ky zjarr është përhapur në pyllin e pishave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore të malit e kullotave të Taraboshit, në disa fshatra të braktisura të Komunës Ana Malit.
Zjarri i djeshëm në zonën e Malit të Taraboshit ka përfshirë 1,000 hektarë tokë, 16 shtëpi të vjetra ta pabanuara dhe antenat e transmetimit të një televizoni lokal dhe një kompanie celulare.
Gjatë ditës së sotëme situata është nën kontroll, por ka ende disa vatra të vogla zjarri të cilat po punohet për t’i shuar tërësisht.
Top Channel