Britani, kriza financiare godet traditat
21/08/2011 18:00
Kriza financiare vazhdon të godasë Britaninë e Madhe “aty ku dhemb më shumë”: traditat.
Pas 130 vjetësh zhduket mbledhja e mbeturinave nëpër portat e shtëpisë pasi autoritetet lokale nuk janë në gjendje të paguajnë një shërbim të tillë, që u kushton shumë buxheteve të tyre.
Hapin e parë e ndërmori qyteza Rosendal në Lonkshajër. 700 familje të kësaj qyteze, tashmë duhet të hedhin vetë mbeturinat e tyre në koshat e vendosura nëpër cepat dhe kryqëzimet e rrugëve nga komuna.
Anglezët e rritur me traditën e krijuar, shprehen të shokuar me masën në fjalë, megjithatë s’u mbetet gjë tjetër veçse të përshtaten.
Top Channel