Gjatë vitit 2010, Bankat në Shqipëri ndaluan ekspansionin e rrjetit të vet të degëve dhe agjencive, pasi mbyllën degët joefektive dhe i zëvendësuan me zyra të reja, por pa e rritur numrin e përgjithshëm.
Lajmi bëhet i ditur nga raporti vjetor i mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë.
“Zgjerimi i rrjetit të degëve dhe agjencive bankare brenda vendit vazhdoi edhe përgjatë vitit 2010, por duke ndjekur ritmet e ulëta që u evidentuan edhe gjatë vitit 2009”, thuhet në raport.
Kështu, gjatë këtij viti u miratuan dhe filluan veprimtarinë 23 degë dhe agjenci bankare, ndërkohë që bankat kanë njoftuar për mbyllje të aktivitetit të 21 degëve të tyre.
Në fund të vitit, numri i përgjithshëm i degëve dhe agjencive të bankave të hapura brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë arriti në 5315 nga 530 që ishte në fundvitin 2009.
Edhe numri i të punësuarve në sistemin bankar ka ndalur së rrituri.
Në fund të vitit 2010 6384 vetë qenë punësuar nëpër banka, me një rënie të lehtë kundrejt vitit 2009, kur të gjashtëmbëdhjetë bankat punësonin 6202 vetë.
Punësimi në sistemin bankar u rrit me 21 për qind në vit mes viteve 2004 dhe 2008, por u ndal pas fillimit të krizës financiare ndërkombëtare.
Top Channel