Misteri i vdekjes së Hatshepsut

20/08/2011 03:20

Ndoshta është zbardhur misteri i vdekjes së Hatshepsut, faraones së vetme femër në historinë e Egjiptit të lashtë.

Një grup studiuesish, biologë dhe arkeologë gjermanë, në përpjekje për të riprodhuar parfumin që përdorte faraonia, ranë në gjurmët e një lënde kancerogjene që mendohet se është përdorur prej Hatshepsut.

Studiuesit mendojnë se Hatshepsut vuante nga një sëmundje e rrallë lëkure. Gjithësesi edhe ky zbulim mbetet në formën e tezës që i bashkohet asaj që thotë se faraonia gjeti vdekjen si pasojë e një kanceri në stomak.

Hatshepsut ishte faraonia e pestë e dinastisë 18 dhe mbretëroi për rreth 23 vjet, nga 1479 deri në 1458 p.K. Ajo mendohet se ka vdekur rreth moshës 50 vjecare.

Top Channel