Epson, vidhen të dhënat e 350 mijë klientëve
20/08/2011 18:40
Edhe Epson është bërë pre e sulmeve të piratëve informatikë: nga divizioni në Korenë e Jugut të ndërmarrjes japoneze janë vjedhur të dhënat e 350 mijë klientëve.
Një zëdhënës i ndërmarrjes ka shpjeguar se përveç emrave dhe email-eve, janë marrë numra telefoni dhe të dhëna mbi blerjet.
Rasti i është denoncuar tek Communications Commission që prej kohësh po merret me sigurinë informatike.
Top Channel