United mendon të kthehet në bursë

18/08/2011 15:25

Familja Glazer, pronare e Manchester United, po vlerëson hipotezën për të lëshuar kuota të shoqërisë në bursën e Singaporit.

Iniciativa synon të shndërrojë në monedhë markën e një prej klubeve më popullore në botë me qëllim pakësimin e borxheve.

Në çdo rast, nuk do të jepet më shumë se 25% e të gjithë paketës së aksioneve, gjë që mund të sjellë në arka rreth 450 milionë euro.

Top Channel