Pique: Mourinho po shkatërron futbollin

18/08/2011 09:45

Gerard Pique sulmoi ashpër trajnerin e Real Madrid pas fitores së Barcelonës në Superkupën e Spanjës, duke e akuzuar si fajtorin kryesor për incidentet e ndodhura në Klasiket e fundit të luajtura mes dy skuadrave më të mëdha të Spanjës.

“Më parë kur luanim kundër Real Madrid nuk kishte probleme. Dinin të fitonin dhe dinin të humbnin, por tani është ndryshe. Mourinho po shkatërron futbollin spanjoll”, tha Pique pas ndeshjes.

“Duhet bërë diçka sepse kjo gjë po merr për keq. Na akuzojnë se jemi ne fajtorët, por kamerat tregojnë qartë se kush janë fajtorët. Ata kanë humbur kontrollin dhe sjellja e tyre po i kalon kufijtë”, shtoi mbrojtësi i qendrës.

Jose Mourinho i vuri gishtin në sy zëvendëstrajnerit të Barcelonës Tito Vilanova në sherrin masiv që shpërtheu në minutat e fundit të takimit, pas ndërhyrjes së rëndë të Marcelos ndaj mesfushorit të Barcelonës Cesc Fabregas.

Top Channel