Kinë, shihet UFO, mbyllet aeroporti
18/08/2011 08:40
Sipas ‘Shanghai Daily’, një UFO ka fluturuar mbi aeroportin e Chogqing, në Kinë, duke bllokuar për një orë trafikun ajror.
Një mjet fluturues i paidentifikuar është parë në pistën e aeroportit ndërkombëtar dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të këtij aeroporti.
Shumë avionë që ishin gati për nisje kanë shtyrë fluturimet e tyre për rreth një orë.
Nuk është hera e parë që në Chogqing, qytetin më të populluar të Kinës, jepet alarmi për UFO. Vitin e kaluar, pasi u bënë shumë hetime mbi disa mjete fluturuese, autoritetet theksuan se objektet ishin vetëm disa balona gjigande.
Top Channel