Eto’o, bisedimet për momentin të ngrira

18/08/2011 16:40

Ngrijnë negociatat për Samuel Eto’o, teksa oferta ruse për futbollistin zikaltër shkon deri në 24 milionë euro.

“Në këtë moment nuk jam optimist. Ka shumë gjëra për të sistemuar. Nuk është zgjidhur asgjë”, është shprehur Peppino Tirri, një prej ndërmjetësve të bisedimeve.

Ai ka shtuar se kalimi i Eto’o tek Anzhi për momentin ka “ngrirë”.

Agjenti i FIFA-s ka konfirmuar se ka darkuar me një nga përfaqësuesit e Interit duke saktësuar se “për momentin bisedimet janë të mbyllura dhe do të flitet sërish nesër”.

Top Channel