Kreu i misionit të OSBE-ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, ai qe kryesoi misionin per
monitorimin e zgjedhjeve te 8 majit e kishte premtuar qe ne 10 maj
ceshtjen e standardeve.
Ne konferencen per shtyp dy dite pas zgjedhjeve, zoti Stonestreet deklaroi se zgjedhjet ishin konkuruese dhe transparente dhe se per standardet do te flitej me vone.
Cfare tha Stonestreet me 10 maj:
“Zgjedhjet vendore te 8 Majit ishin konkuruese dhe transparente, por u organizuan në një ambient të një polarizimi tejet të lartë dhe të mungesës së besimit mes partive, qeverisë dhe opozitës.Ka pasur zhvillime që kanë pasur të bëjnë me zhvillimin demokratik të zgjedhjeve në Shqipëri por që në fakt ka cështje të tjera të cilat mbeten për t’u trajtuar nga autoritetet. Unë e di që ju doni prej meje t’i cilësoj këto zgjedhje me epitete të ndryshme ndodshta përshembull me epitete pozitive por nuk jam në një pozicion që mund ta bëj këtë gjë”.
Tre muaj më vonë kur raporti përfundimtar u publikua, pavaresisht premtimit te zotit Stonestreet, në asnjë rreth të tij nuk përmendej fjala standard.
Përpara zhvillimit të zgjedhjeve deklaratat e Brukselit që këto zgjedhje të plotësonin standardet janë përsëritur disa herë madje një prej 12 prioriteteve të BE-s për Shqipërisë është “të garantuarit e mbajtjes së zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane e ndërkombëtare”
Por përse në 36 faqet e raportit nuk jepet një përfundim i prerë nëse zgjedhjet i përmbushëm plotësisht, pjesërisht apo aspak standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.
E përditshmja ‘MAPO’ duket se i jep përgjigje kësaj pyetje nëpërmjet një interviste me zëdhënësin zëvendësues të ODIHR-it, Thomas Rymer.
Pyetjes së MAPO-s përse në këtë raport ne nuk shohim termin “standard” dhe a mund të themi se këto zgjedhje kanë përmbushur standardet apo diçka e tillë nuk ka ndodhur zoti Rymer jep këtë përgjigje.
“Nëse zgjedhjet i përmbushën standardet, raporti citon qartësisht fusha ku ato u plotësuan, ashtu sikurse edhe fusha të tjera ku nuk u plotësuan. Raporti nënvizon se dy partitë kryesore politike nuk i përmbushën detyrimet e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme dhe se veprimet e shumë kundërshtuara të KQZ-së, sa i takon rezultatit për garën e kryebashkiakut në Tiranë, minuan besimin se KQZ po vepronte si një trupë jopartiake dhe e pavarur. Raporti gjithashtu pohon se pluraliteti dhe diversiteti i medieve lejoi votuesit të zgjidhin nga një numër i konsiderueshëm alternativash dhe se procesi i numërimit u vlerësua përgjithësisht pozitiv”, thotë Rymer.
Pavaresisht shpjegimit që merret nga ky prononcim i zëdhënësit të ODIHR-it mbetet ende e paqartë përse në mënyrë të drejtpërdrejt raporti nuk jep një vlerësim për zgjedhjet duke lënë vend për interpretime të ndryshme sipas oreksit të partive politike.
Top Channel