Sarandë, lumë gjobash te bizneset

17/08/2011 08:30

Tatimorët japin goditjen më të fuqishme ndaj paligjshmërisë së bizneseve të kontrolluara këtë verë.

Nuk janë toleruar që nga shkeljet e konsideruara “të lehta” si: mospajisja e udhëtarëve me biletë, moslëshimi i kuponit tatimor, mosafishimi i çmimeve, mosemetimi i artikujve në kupon deri te refuzimi i kasës fiskale. Nga 61 biznese të kontrolluara, janë dhënë 18 gjoba, që nisin nga 50 mijë lekë në 500 mijë lekë të reja. Vlera totale e tyre shkon në 2.190.000 lekë të reja, bën të ditur gazeta ‘Shqip’.

Sipas Arben Gugës, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatim/Taksave në Sarandë, 3 gjoba janë dhënë për moslëshim të kuponit tatimor me një vlerë 1.500.000 lekë.

5 gjoba të tjera me një vlerë 150.000 lekë, janë dhënë për mosemetim të artikujve në kupon dhe 1 gjobë 100.000 lekë, për mospajisje me kasë fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA