Champions, sot “play off”-ët e dyta

17/08/2011 15:30

Dita e dytë e ndeshjeve “playoff” në Champions, do të sjellin sfida të ekuilibruara, përveç asaj të Bajernit.

Bavarezët do të presin në “Allianz” skuadrën e Zurihut dhe pritet që kualifikimi për në fazën e grupeve të sigurohet në 90 minutat e para.

Villareal do të luajë ndeshjen e parë në Danimarkë përballë Odensës.

Mungesa e 3 lojtarëve kryesorë, Marcos Senna, Carlos Marchena dhe Nilmar mund t’ia vështirësojnë punën spanjollëve, objektivi i të cilëve është të marrin të paktën një barazim në transfertë.

Top Channel