Rritja ekonomike e Gjermanise ka rënë ndjeshëm mes muajve prill dhe
qershor. Duke iu referuar shifrave, produkti i brendshem bruto ka pesuar
nje rritje 0.1 % në këtë tre-mujor, shumë më e ulët nga c’pritej nga
analistët.
Lajmi ndikoi jo pak në bursat kryesore te europës, të cilat e celen këtë mengjes me rënie. Ekspertet po mendonin se tregjet po fitonin ekuilibrin, pas një jave lekundjesh të forta si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Eurozonë.
Shifrat tregojne gjithashtu nje ngadalesim të rritjes ekonomike në Spanjë me 0.2 % në tre mujorin e dyte, me poshte se O.3 % ne tre muajt e meparshem.
Sipas analisteve- lajmi nuk ben gje tjeter vetem shton pikepyetjet per ekonomine e eurozonen, vecanerisht, pas publikimit te shifrave qe tregonin stanjacionin e ekonomise franceze mes prillit dhe qershorit.Publikimi i këtyre shifrave vjen në prag të një takimi të rëndësishëm mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez Nikola Sarkozi në Paris.
Ne fokus të bisedimeve do të jetë pikërisht zgjidhja e krizës së borxhit që po kërcënon Italinë dhe Spanjën dhe ka tronditur tregjet botërore. Ka raportime qe te dy udheheqesit do te diskutojne per “te ashtuquajturit “Eurobonde”. Italia e ka mbeshtetur kete ide, ndersa investitori miliarder Xhorxh Soros i tha BBC-se se bondet mund te jene nje menyre efektive per te reduktuar kostot e huave te vendeve me shume borxhe. Por si Berlini ashtu dhe Parisi thane se gjate takimit nuk do te diskutohet per eurobondet.Merkel dhe Sakorzi po ushtrojne presion ndaj te ashtuquajturave ekonomive periferike per te shtuar masat e shpetimit per te balancuar buxhetet e tyre.
Permes nje artikulli te publikuar ne “Financial Times”, shefja e Fondit Monetar nderkombetar, Kristin laggard paralajmeroi qeverite se duhet te balancojne reduktimin e shpenzimeve me masa qe mbeshtesin rritjen ekonomike, duke shmangur kesisoj rrezikun e nje recesioni tjeter.
Top Channel