Raporti i OSBE/ODIHR

16/08/2011 19:35

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit, në një intervistë për Top Channel, duke e konsideruar si raportin më kritik të bërë ndonjëherë nga këto institucione.

Sipas Minzhozit, dokumenti jep një mesazh shumë të fortë për palët politike në vend.

“Ky raport është shumë më kritik se ata paraprakët dhe mesazhin e kishte që ‘mos na merrni për budallenj’. Ai kishte një analizë të detajuar për mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet. Duke analizuar punën e KQZ dhe Kolegjit, raporti i ka konsideruar që të dy institucionit si të njëanshme në favor të qeverisë”, është shprehur Minxhozi.

“Ajo që ndodhi në Tiranë besoj se ka marrë një notë pakaluese”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA