Ndryshe nga kryeministri Berisha i cili e komentoi raportin e
OSBE-ODHIrit “si vlerësues” për zgjedhjet e 8 majit majit, Partia
Socialiste e ka vlërësuar atë si të drejtë dhe se nuk lë asnjë shteg
për t’i shpëtuar përgjegjësive.
Nga selia rozë deputeti Sajmir Tahiri ka shprehur pikepamjet e PS për raportin.
“OSBE-ODIHR dje ngeli në klasë Sali Berishën. Raporti i djeshëm përbën certifikatën e dështimit spektakolar të qeverisë për t’i dhënë qytetarëve dhe vendit zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më minimale demokratike të pranuara nga bota e qytetëruar. Aq më keq, raporti e thotë qartë se rezultati për Tiranën, nuk bazohet në ligj, por në vendime të KQZ dhe Kolegjit kontradiktore, të pambështetura në ligj, dhe politikisht të motivuara. Ngërdheshja tërësisht e pajustifikuar e djeshme e Kryeministrit,në të kundërt, përbën medaljen e vyshkur që Sali Berisha vrapoi ta ngulte nëgjoksin e vet si arritjen imagjinare të radhës, njëlloj siç përpiqet tu shesëshqiptarëve tufa gënjeshtrash me arritje në ekonomi e në reforma, e që të tillambeten vetëm në kokën e Saliut”, tha Tahiri.
Për Partinë Socialiste, raporti në asnjë faqe të tij, nuk i kaklasifikuar këto zgjedhje as si të lira, as si të ndershme dhe as si përmbushje e standardeve, qoftë edhe tëpjesshme, siç ka deklaruar në të kaluarën.
“Të gjitha shqetësimet e ngritura ngaPartia Socialiste para ditës së zgjedhjeve, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve,duke përfshirë numërimin dhe tabulimin e rezultatit, janë pasqyruar në raport të plota dhe të vërteta, duke ngritur shqetësime dhe më të mëdha jo vetëm përdështimin e paralajmëruar të zgjedhjeve të 8 majit, për të cilin u bëmë tëgjithë dëshmitarë, por edhe për premisat e forta që zgjedhje të manipuluara e delegjitimuara të bëhen praktikë e konsoliduar e shumicës pa legjitimitet”, tha Tahiri.
Deputeti Tahiri duke ju referuar raportit ka folur edhe për fletët e hedhura gabim.
“Sipas Raportit, numërimi i fletëve tëgjetura në kutinë e gabuar ishte i parapërgatitur, i pambështetur në ligj, dhei motivuar në shërbim të interesave politike. Sipas raportit, në përfundim tënumërimit të rregullt të votave, fitues ishte Edi Rama me 10 vota, edhe pse KQZnuk e shpalli siç duhet të bënte. Kjo procedurë cënoi kredibilitetin dhe paanshmërinë e KQZ, duke e kthyer në një institucion të komanduar nga partia shtet. Vetëvendimet e Kolegjit Zgjedhor cilësohen nga raporti si kontradiktore, në kundërshtimme njëra tjetrën dhe që nuk i dhanë zgjidhje efektive problemeve që dolën gjatëkëtyre zgjedhjeve. Te gjitha këtokonstatime të Raportit të OSBE ODIHR e shumë të tjera, shënojnë pikën më tëerrët në historinë e zgjedhjeve që pas vitit 2005, duke klasifikuar përkeqësimedrastike nga zgjedhjet në zgjedhje, dështime këto të të njëjtit përgjegjës,Kryeministrit Sali Berisha”, tha Tahiri.
Deputeti Sajmir Tahiri shprehur gadishmërinë e PS për të kontribuar, duke ofruar një bazë solide për të kryer reformën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Berisha: Raporti vlerëson zgjedhjet
Pas publikimit të raportit të OSBEODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit, kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë shtypi, ku tha se ky raport i vlerëson zgjedhjet si kompetitive dhe transparente.
“Kur zgjedhjet janë transparente, kur zgjedhjet janë konkuruese, atëherë zgjedhjet nderojnë vendin që i zhvillon. Patëm teknikalitete dhe probleme dhe unë jam këtu të ftoj opozitën të angazhohemi seriozisht në një reformë zgjedhore. Të ftojmë ODIHR-in të ftojmë Komisionin e Venecias dhe të cojmë më tej konsolidimin e standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri. Shteti ligjor funksionoi. Cdo votë u hodh, u numërua, u vlerësua, u llogarit në mënyrën më transparente. Ka një sugjerim ku thotë se mund të konsiderohet ndryshimi i përbërjes së KQZ-së. Unë pranoj pikë për pikë të gjitha rekomandimet, si të 2009-s ashtu edhe ato të 2011-s”, tha Berisha.
OSBE/ODIHR rrëzon Kolegjin
OSBE-ODHIR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 Majit duke evidentuar një sërë problemesh në vendimmarrjet e KQZ-së dhe mënyrën sesi Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ankimimet.
Sikurse edhe në 3 raportet paraprake OSBE/ODHIR vëren se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, megjithatë ato ishin konkurente dhe transparente. Për ODIHR-in 10 % e qendrave të votimit patën probleme në përmbushjen e kërkesave ligjore.
Si një organ partiak të mbushur nga mosmarrveshjet gjatë fazës përgatitore të zgjedhjeve, që reflektoi dobësi në tejkalimin e boshllëqeve ligjore, përfshi dykuptimësinë në Kodin Zgjedhor me vendime kolegjale dhe efektive. Ky është vlerësimi që merr KQZ nga raporti ODHIR-it.
Top Channel