Milan, 2 javë stop për Ibrahimovic

16/08/2011 21:00

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi suedez i Milanit, do të qëndrojë pushim 2 javë për shkak të dëmtimit në kavilje që pësoi në miqësoren e kuqezinjve ndaj Malmoe.

Në një komuniaktë për shtyp, klubi italian ka bërë të ditur se analizat e zhvilluara kanë konfirmuar dëmtimin e shkallës së parë.

Në këtë mënyrë, Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit në fushën e Cagliari.

Top Channel