Krijohet antivirusi universal, testet e para
16/08/2011 17:40
Një ilaç i fuqishëm universal, i aftë kundër të gjithë virusve, është krijuar nga Todd Rider i Massachusetts Institute of Technology të Bostonit.
Superilaçi tenton të eleminojë të gjitha qelizat e prekura nga një virus dhe si rrjedhojë ndalon përhapjen në qelizat e tjera ende të shëndosha.
Ilaçi, shpjegohet në New Scientist, shfytëzon një pjesë të përbashkët të të gjithë virusve dhe si rrjedhojë në teori është shumë i aftë kundër çdo infeksioni viral.
Top Channel