Gjinushi: Raporti provoi vjedhjen

16/08/2011 15:25

Skënder Gjinushi lideri Partisë Social Demokrate duke komentuar raportin
e OSBE-ODIHR thotë se raporti e ka vërtetuar edhe njëherë tjetër atë që
ka thënë opozita e bashkuar se këto zgjedhje nuk plotësuan standartet e
kërkuara nga Bashkimi Europian por u vodhën.

“Fjala standard eshte nje fjale e huaj ne raport. Ketu thuhet e verteta e madhe qe pergjegjese kryesore per manipulimet eshte qeveria dhe KQZ-ja.Raporti absolutisht teper teper i rrepte dhe realist kundrejt KQZ-së që nga menaxhuese u be deformuese e zgjedhjeve.Kushdo që kerkon që Shqiperia te ece perpara do të kërkonte largimin e qeverise për t’i hapur rruge reformave ne menyre, që shqiptaret të rishprehin vullnetin e tyre dhe vota te numerohet sipas Kodit Zgjedhor”, tha Gjinushi.

Tashmë që raporti OSBE-ODIHR-it ka evidentuar një katalog me probleme të zgjedhjeve ashtu sic edhe ka pretenduar opozita për Skender Gjinushin duhet vijuar beteja për mbrojtjen e votës së lirë. Gjinushi një prej aleatëve të opozitës së bashkuar nuk i kursen kritikat në adresë të partisë socialiste e cila sipas tij vihet në siklet sa herë kryeministri Berisha vjedh votën e shqiptarëve.

“PSD ka një qëndrim te ndryshem nga PS e cila ne emer te nje moderacioni që ne nuk e kuptojme ne emer të nje stabiliteti qe ne persëri nuk e kuptojme sepse stabiliteti mbeshtetet vetem në voten e lire. Nje vend ka një stabilitet te rreme nese hesht para votes se lire.Opozita ka te drejte dhe jo detyre të mbrojë votën, kur mbron voten nuk mbron mandatin e Edi Rames, por te 250000 qytetareve te Tiranës per te zgjedhur kryebashkiakun. Ne nuk e kuptojme që sa here vjedh Saliu, opozita e ndjen veten ngushtë, kur duhet të ishte e kundërta”, tha Gjinushi.

Përballë kësaj situate kur arbitri ndërkombëtar foli zoti Gjinushi e quan të rëndësishme që Bashkimi Europian të shprehet hapur, duke mos u merakosur për politikbërësit shqiptarë por të marrë anën e popullit.

“Europa duhet të jetë konseguente në thëniet e saja. Te heqë dore nga meraku se mos merr anen e njërit apo tjetrit, por të marrë anën e popullit. BE në 12 prioritete për zgjedhjet duke kerkuar standarde zgjedhore, por ne raport nuk eshte permendur asnjehere fjala standard”, tha Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA