Edhe qentë digjen në diell

16/08/2011 16:00

Det, mal, fushë. Kush shkon me pushime me qenin e vetë duhet ta ketë të qartë destinacionin ku duhet të shkojë.

Janë të paktë ata që e dinë se një qen në det rrezikon të digjet njësoj si njerëzit dhe se ka nevojë për kremëra specifikë mbrojtës.

“Qentë janë të ndjeshëm ndaj diellit dhe nuk duhet të ekzpozohen në orët më të nxehta të ditës. Duhet të qendrojnë nën ombrellë dhe pjesët e trupit të pambuluara me qime duhet të lyhen me kremra specialë për t’u mbrojtur. Gjithashtu gjatë ditës duhet t’u jepet disa herë ujë që të evitohet dehidratimi. E rëndësishme është më pas banja pas detit, njësoj si edhe njerëzit”, tregon një specialist i fushës.

Por kujdesi nuk duhet të tregohet vetëm gjatë pushimeve në det. Gjithashtu qentë mund të vuajnë nga shëtitjet e gjata në mal nëse nuk janë të stërvitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA