Negociatorët serbë do të propozojnë përdorimin e “dy vulave”, për të tejkaluar situatën e tashme me doganat dhe tregtinë.
Lajmi bëhet i ditur nga RTK, që citon mediat serbe, sipas të cilave propozohet që njëra vulë të jetë “Doganat e Kosovës”, “Dogana e Pejës” ose ”Dogana e Mitrovicës”, ndersa tjetra të jetë “Shërbimi doganor UNMIK” ose Shërbimi doganor –EULEX”.
Thuhet se në praktikë, kjo do të thotë që mallrat kosovare, që kalojnë kufirin, do të duhej të vuloseshin dy herë.
Stefanovic: Të bashkuar në veri
Kryenegociatori i palës serbe në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanovic, deklaroi se serbët e veriut të Kosovës duhet të jenë të bashkuar nëse duan që të respektohet marrëveshja e arritur pas krizës së ditëve të fundit.
Ai akuzoi edhe disa parti politike se po përcajnë serbët e veriut dhe tha se barrikadat që po qendrojnë ende në Veri të Kosovës janë një mënyrë për respektimin paqësor të marrëveshjes me KFOR-in.
Sipas tij, disa zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Piter Feith kanë mbështetur qeverinë e Prishtinës dhe persona të tjera, që sipas, Stefanovic, kujtuan se kanë të drejtë të marrin kontrollin e veriut me dhunë.
Top Channel