Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ka zgjuar prapë ndjenjën e viktimës së komploteve tek serbët
Vizita e saj e paralajmëruar në Prishtinë me 24 gusht, ka bërë që mediat serbe dhe politika serbe ta shohin si mesazh për Serbinë, por edhe nevojë për të forcuar qëndrimin e zbutur ndaj Serbisë.
Mediat serbe çdo ditë citojnë fakte lidhur me vizitën e saj dhe shkrimet në mediat kroate. Ata thonë se qëllimi është paqësorë, por këtë është duke e bërë për shkak të zgjedhjeve në vendin e saj për të përfituar zgjedhësit e djathtë.
Problemi me vizitat e zyrtarëve të rajonit dhe marrëdhëniet me Kosovën nuk ka ndryshuar edhe përkundër njohjeve të pavarësisë. Mundësisht këto vizita do të duhej të mos ndodhnin. Megjithatë, kanë ekzistuar edhe teori që Kroacia do të pushtoj tregun e Kosovës pas embargos që ka Serbia me mallrat e saj.
Kabineti i Kosor ka njoftuar se qeveria do të mbështet dhe promovoj politikën e paqes dhe stabilitetit, respektimit të pakicave dhe tërësisë territorial të Kosovës. Por, për mundësinë e shfrytëzimit politik të vizitës në Kosovë shkruajnë edhe mediat kroate duke theksuar se marrëdhënia me Kosovën është një goditje për Serbinë.
Top Channel