Itali, mbytet i riu shqiptar

15/08/2011 20:40

Ujërat e Liqenit Maggiore në veri të Italisë përpinë pasditen e të shtunës të riun shqiptar Admir Brucaj, 29 vjeç.

Ai është viktima e tretë në brigjet e këtij liqeni vetëm gjatë javës që po mbyllet i riu shqiptar po lahej në një prej plazheve më të bukur dhe më tërheqës, ku uji arrin deri në 100 metra thellësi.

U deshën mbi tre orë kërkime të trupave speciale të polumbarëve të zjarrfikësve të Milanos, të ndihmuar nga mjetet e Rojeve Bregdetare dhe ato të Policisë së Lundrimit për të gjetur trupin pa jetë të të riut.

Ai u nxorr rreth 70 metra larg bregut, në një thellësi prej rreth 32 metrash.

Pritet rezultati i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e mbytjes së të riut shqiptar.

Ndërkohë është ngritur sërish problemi i mungesës së asistentëve dhe të mjeteve të shpëtimit në plazhet e liqenit.

Nga fillimi i këtij viti në Itali janë regjistruar mbi 160 raste mbytjesh, me një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që humbin jetën në ujërat e lumit apo liqenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA