Arrestohet drejtori i stadiumit

15/08/2011 19:40

Drejtori i Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sollaku është vënë në pranga nga policia, pasditen e së hënës me akuzën e korrupsionit.

Drejtoria e policisë, përmes zyrës së shtypit ka sqaruar se drejtori i kësaj qendre sportive është kapur në flagrancë duke marrë një shumë parash, në këmbim të dhënies me qera të një ambjenti pranë stadiumit.

“Pas një hetimi me metodat speciale ditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor taksa e qerasë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka marrë si rryshfet shumën e 150 mijë lekësh të reja në këmbim të dhënies me qera të një ambjenti pranë stadiumit”, është shprehur zëdhënësja e policisë.

Arrestimi i drejtorit të Qendrës Sportive “Qemal Stafa” është kryer nga specialistë të Seksionit të Krimit Ekonomik Financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA