Gjashtë persona humbën jetën në mbrëmje në një aksident të rëndë pasi makina e tyre u rrëzua në kanionet e lumit Osum në rrethin e Skraparit.
Sipas të dhënave të para të policisë, një automjet tip fuoristradë me targa angleze, humbi kontrollin dhe ra në humnerë.
Sipas policisë emrat e viktimave janë, Vladimir Dulellari 26 vjec, drejtues i mjetit, Fatjon Feka 23 vjec, Eni Guri 21 vjec, Xhulio Allko 19 vjec, Edison Cuko 26 vjec dhe Drilon Guri, 24 vjec trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Kanë nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që cuan në aksidentin e rëndë. Dyshimet e para janë për pakujdesi në drejtimin e automjetit.
Aksident në Gjirokastër, humb jetën 26-vjecari
Një 26-vjecar humbi jeten ne nje aksident rrugor ne aksin Gjirokaster-Tepelenë.
Ai ndodhej si pasagjer ne nje mjet me targa TR 0881 T qe drejtohet nga shtetasi Arnold Guma 23 vjec nga Tepelena, mjeti ka dale nga rruja dhe eshte permbysur ne nje rruge dytesore.
Per pasoje pasagjeri humbi jeten menjehere ndersa drejtuesi mjetit u plagos rende. Ai eshte derguar ne spital pa rrezik per jeten dhe policia njofton se e ka arrestuar ne flagrance me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor.
Top Channel