Martesa e parë gay në Kubë

14/08/2011 08:30

Do të zhvillohet sot në Kubë martesa e parë mes një homoseksuali dhe një transvestiti.

Ignacio Estrada do të martohet me Wendy Iriepa, i njohur zyrtarisht si grua pas operacionit nëpërmjet të cilit ka ndryshuar gjini. Ky operacion është kryer me shpenzimet e shtetit kubanez.

Cifti do të martohet sot në kryeqytetin e vendit, Havana.

Në Kubë nuk është e lejuar martesa mes personave të të njëjtit seks, por në këtë rast kjo nuk quhet “martesë gay” sepse tashmë Iriepa konsiderohet femër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA