Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, gjatë vitit 2010, kanë lindur 12.535 fëmijë maqedonas, ndërsa kanë ndërruar jetë 14.298 persona të kësaj përkatësie etnike.

Në të njëjtin vit, kanë lindur 7.200 fëmijë shqiptarë dhe vdekshmëria  arriti numrin e 3.073 personave.

Sipas këtyre të dhënave statistikore, del se numri i maqedonasve etnik është zvogëluar me 1.763 qytetare, ndërsa ai i shqiptarëve është shtuar me 4.127 persona.

Të dhënat tregojnë se masat stimuluese të qeverisë së Nikola Gruevskit për rritjen e natalitetit te popullata maqedonase, nuk i kanë dhënë rezultatet që priteshin.

Disa vite më parë qeveria në Shkup solli një ligj për stimulimin e lindshmërisë që i irritoi shqiptarët, ngaqë ai përshinte kryesisht komunat maqedonase. Sipas këtij ligji, nënave maqedonase që do lindin dy ose më tepër fëmijë, u ofrohehsin përfitime të mëdha e të përjetshme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA