Kosovë, trafiqet, në pranga 19 persona
14/08/2011 20:45
Policia kosovare arrestoi 19 persona gjatë një operacioni kundër trafikut të qënieve njerëzore.
Arrestimet ndodhen të shtunën në mbrëmje dhe gjatë operacionit të koduar me emrin “Oki” të drejtorisë së hetimeve të trafikimit të qënieve njerëzore. 13 prej të arrestuarve janë femra, të akuzuara për ushtrim prostitucioni.
Policia njoftoi se operacioni është në vazhdim e sipër dhe se hetimet do të vijojnë hollësisht. Policia thotë se mund të ketë arrestime dhe kontrolle të tjera në ditët në vijim.
Top Channel