Zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan deklaron se zgjidhja për problemet që ndërlidhen me veriun duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Nuk shoh ndonjë gjë që mund t’u shtohej autonomive të gjera të cilat i kanë komunat në veri bazuar në pakon e Ahtisaarit”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Rohan përjashton ndarjen e Kosovës, pasi ka qenë gjithmonë qëndrimi i të gjithëve përfshirë anëtarët e Grupit të Kontaktit, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe, deri më tani, përfshirë edhe qeveritë në Beograd dhe Prishtinë.

Rohan i beri thirrje Rusisë që ta përdorë ndikimin që ka në Beograd për të bërë të qartë se nuk mund të diskutohet për ndarjen e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA