Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se pritet përkrahje
edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për veprimet e qeverisë për
shtrirje të rendit e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

“Veprimet tona janë në përputhje të plotë me kartën e OKB-së dhe vlerat e shteteve demokratike” tha Kuçi, bën të ditur RTK.
 
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është caktuar për 24 gusht, por mediat serbe paralajmëruan mundësinë e shtyrjes së saj për shkak të vizitës në Beograd të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA