Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle vizitoi pikën kufitare në
Jarinje, ndërsa ushtarët amerikanë në bazën e KFOR-it pranë pikës
kufitare e rritën nivelin e sigurisë.

Vizita e ministrit gjerman është bërë pa praninë e gazetarëve, bën të ditur Kosovapress, pasi nuk u lejuan nga ushtarët e KFOR-it.

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle deklaroi në Prishtinë se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe se harta e Ballkanit është ravijëzuar përfundimisht.

Westerwelle theksoi se duhet dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë dhe se duhet të realizohet dhe të vihet në jetë marrëveshja e përkohshme për veriun.

“Për ne është shumë e qartë që duhet të ketë bashkëpunim në vend të konfrontimit. Po ashtu ftoj që palët të bashkëpunojnë me KFOR dhe EULEX”, tha Westerwelle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA