Mbyllja e rrugëve kryesore dhe kontrolli nga forcat e KFOR-it në dy
pikat kufitare 1 dhe 31, ka bërë që kontrabanduesit e mallrave në veri
të vendit të gjejnë rrugët alternative për të vazhduar me bizneset e
tyre të paligjshme.

Policia e Kosovës ka regjistruar disa raste të kontrabandimit me naftë dhe derivate të saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rejoin e Mitrovicës Besim Hoti, bën të ditur RTK deklaroi se Policia e Kosovës pas ngjarjeve të fundit ka regjistruar disa raste të kontrabandës së naftës.

”Nuk bëhet kontrabanda përmes pikës 1 dhe 31, sepse ato tashmë janë nën kontroll të KFOR-it por sigurisht përmes rrugëve dytësore sepse kontrabandistët gjithmonë gjejnë formë dhe rrugë për ta futur mallin e tyre në Kosovë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA