Opinioni publik në Hungari u shokua nga një histori e denjë për filmat horror.

Një serb që banonte në Budapest së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, varrosnin njerëz të gjallë pasi u merrnin atyre kartat e kreditit dhe objekte të tjera me vlerë.

Historia u zbulua nga një rumun i cili arriti të dilte nga varri dhe të denonconte në polici aktin e tmerrshëm.  

Autoritetet hungareze gjatë hetimit të tyre zbuluan eshtrat e disa kufomave të varrosura kohë më parë identiteti dhe kombësia e të cilave ende nuk dihet.

Top Channel