Në Nju Jorkun e zhurmshëm, me 8 milionë banorë, plot rrokaqiej dhe makina, të merr malli të kesh një oborr.

Por, edhe për këtë tashmë është gjetur zgjidhja. Merr me qera një të tillë për 50 dollarë në orë dhe mund të jetosh për pak çaste si në periferi.

Oborri me bar ndodhet mes ndërtesash të mbushura me grafite. Shumë njerëz janë shprehur të interesuar për këtë biznes të ri, që do të mbahet në këmbë deri më 28 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA