Fabregas, sot në Barcelonë
12/08/2011 15:00
Cesc Fabregas do të udhëtojë sot drej Barcelonës për tu shndërruar në lojtarin e ri të katalanasve.
Sipas gazetës ‘AS’, mesfushori i Arsenalit do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e tij me klubin blaugrana. Spanjolli mund të prezantohet nesër dhe ka shumë mundësi të udhëtojë me ekipin për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madrid, por nuk mendohet se mund të zbresë në fushë.
Edhe pse mungon konfirmimi zyrtar nga të dy klubet për arritjen e marrëveshjes, duket se gjithçka ka pëerfunduar dhe Fabregas do të rikthehet më në fund në klubin ku është rritur.
Top Channel