Lady Gaga, Beyonce, U2, Justin Bieber dhe David Beckham i janë bashkuar fushatës së organizatës “Save the Children” për të luftuar urinë që kërcënon mijëra persona në Somali dhe vende të tjera afrikane.

VIP-a të tjerë që i janë bashkuar iniciativës “I’m gonna be your friend” (Do të jem miku yt) janë Eminem, Rihanna, Britney Spears, Kanye West, Madonna, Jennifer Lopez, Muhammad Ali, Muse, Coldplay, Elton John, Lewis Hamilton, Bruno Mars, Robert Plant, Cristiano Ronaldo, Enrique Iglesias, Brian May dhe Sting, sipas një komunikate të organizatës.

Këta personazhe të njohur të botës së artit dhe sportit do të publikojnë në profilet e tyre në Facebook dhe Twitter një film me metrazh të shkurtër mbi krizën në Somali.

Sipas “Save the Children”, ky film do t’i ofrohet miliona personave në të gjithë botën duke marrë parasysh se këta personazhe kanë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA