Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle nis sot vizitën e tij në
Prishtinë, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të
institucioneve vendore dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Westerwelle do të pritet nga presidentja Jahjaga e më pas do të takojë kryeministrin Thaçi, me të cilin do të realizojë edhe një konferencë të përbashkët për media. Më pas ai do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, bashkëvendësin e tij gjeneralin Erhard Byler, përfaqësuesin e BE-së Fernando Xhenitilin, shefin e EULEX-it Ksavier But de Marnak e zyrtarë të tjerë.

Më herët Westerwelle bëri thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës, duke vënë theksin se kjo është rruga e vetme drejt zgjidhjes se problemeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA