Kriza në veri të Kosovës është tejkaluar. Borko Stefanovic,
kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën beson se zgjidhja e
problemit do të diskutohet në Bruksel, megjithëse thotë se nuk do të
lejohet vendosja e institucioneve të Kosovës në veri dhe se Serbia nuk
mund të dëbohet nga Kosova.

Zyrtarët serbë besojnë se trazirat e fundit në veri nuk do të ndikojnë në bisedime, por madje edhe do t’i përshpejtojnë këto bisedime. Stefanovic ka thënë në një deklaratë se shpreson që do të zgjidhet problem i vulave doganore.

Ai ka kërkuar unitet të bashkive serbe në veri si një gjë e domosdoshme në mënyrë që të zbatohet marrëveshja e arritur me KFOR-in. Stefanovic ka deklaruar se e di që serbët nuk pajtohen me kufizimin e mallrave që do të kalojnë në veri apo kufizimit deri në 3.5 tonë, por kjo sipas tij, është mënyra më e mirë për të mbrojtur serbët nga sulmet e shumta. Sipas tij, është fituar në kohë dhe është marrë garanci nga bashkësia ndërkombëtare që nuk do të ketë më tentime të Prishtinës për ndryshimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA