Kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi largimin e bllokadave nga disa rrugë
të veriut të Kosovës, ndërsa theksoi se nuk do të ketë përspektive për
përgjegjësit e këtyre akteve.

“Marrja nën kontroll e pikës 1 dhe 31 i ka dhënë kuptim dhe vlerë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, tha kryeministri në mbledhjen e sotme te qeverisë.

Veriu, hiqen të tjera barrikada

Serbët kanë hequr sot barrikadat edhe në Zupç, në drejtim të rrugës për në pikën kufitare të Bërnjakës.

Sllavisha Ristic, kryetar paralel i Zubin Potokut urdhëroi heqjen e barrikadave.

Bllokime, sipas Kosovapress ka vetëm në Rudarë, pranë Zvecanit, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq.

Mediat serbe: Hiqen barrikadat në Leposaviq

Mediat serbe bëjnë me dije se orët e vona të mbrëmjes së kaluar janë hequr një pjesë e barrikadave të vëna në Lesposaviq në rrugën që con drejt kufirit në Jarinje.

Sipas lajmeve të cituara nga RTK, janë hequr nga rruga kamionët dhe drurët që serbët i kishin vënë prej 25 korrikut.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit Branko Niniç ka thënë se ”serbët do të organizohen në rolin e kujdestarëve dhe në këtë mënyrë në të ardhmen do të kontrollojnë situatën në vendkalimin në Jarinje”. Ai ka shtuar se në këtë mënyrë kjo komunë do të respektojë vendimin që e kanë arritur qeveria e Serbisë dhe KFOR-i.

Top Channel