Vendimi i fundit i Kosovës për masa reciprociteti ndaj importeve të
Serbisë dhe për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri, ka bërë
bujë të madhe ndërkombëtare.

Por, Prishtina ka vendosur edhe taksë doganore prej 10 për qind në importet nga Bosnja. Ky hap është projektuar për nxitjen e Sarajevës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Në fund të muajit të kaluar, Prishtina vendosi masa reciprociteti kundër të gjitha importeve nga Serbia, në hakmarrje të masave të ngjashme, të vëna nga Beogradi. Vendimin e pasoi urdhri i Prishtinës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri me Serbinë – çfarë çoi në përleshje dhe një polic të vrarë.

Më 20 korrik, Prishtina mori edhe një tjetër vendim – vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje. Ndonëse dy masat janë maskuar me gjuhën e reciprocitetit të tregtisë, çështja e vërtetë është fakti se asnjëri nga këto dy vende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA