Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi

10/08/2011 21:55

Shqipëria ka mundur Malin e Zi në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Bogdani kaloi fillimisht në avantazh përfaqësuesen kuqezi në minutën e 33-të, por 7 minuta më vonë barazon rezultatin Savic. 1-1 mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

Është pjesa e dytë ajo që fillon keq për Shqipërinë, pasi Savic shënon sërish duke kaluar në avantazh malazezët.

Më pas, dy gola të mrekullueshëm nga Jahmir Hyka dhe Hamdi Salihi i japin fitoren kombëtares sonë.

Top Channel