Shqipëri-Mali i Zi, pjesa e parë 1-1

10/08/2011 20:50

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit miqësor Shqipëri-Mali i Zi në barazim 1-1.

Goli për përfaqësuesen tonë u shënua nga Erjon Bogdani. Sulmuesi shtatlartë dërgoi në rrjetë një top të krosuar nga Ansi Agolli në minutën e 33-të.

Barazimi për malazezët erdhi në minutën e 40-të, kur Savic shënoi me kokë pas një daljeje të gabuar të portierit Saimir Ujkani.

Top Channel