Ndryshe nga sa ishte paralajmeruar rrugët që të cojnë drejt veriut të Kosovës nuk u zhbllokuan edhe nga barrikadat e vendosura nga banorët serbë.

Drejtues të këtij komuniteti deklaruan se nuk kanë ndërmend t’i heqin pengesat dhe se këtë cështje ja lënë në dorë ta zgjidhë Beogradi.

Seanca e të ashtuquajturave komunave serbe të Kosovës, si Zvecan, Zubin Potok, Leposavic dhe Mitrovicë e Veriut nuk kanë mundur të pajtohen duke ia lënë kështu kuvendit të Beogradit vendimin për heqjen e barrikadave.

Burime nga strukturat paralele citojnë zyrtarët e këtyre strukturave të kenë thënë se pranimi i marrëveshjes me KFOR-in është tradhëti për serbët e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi fajëson politikën e Beogradit, ndërkaq ai tha se Prishtina do të respektojë marrëveshjen me KFOR-in dhe nuk do të dërgojë njësitë speciale të policisë në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA