Në majën më të lartë të Europës

10/08/2011 15:35

Për herë të parë, një grup profesionist alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Europë.

4 nga grupi prej 8 vetash mundën të arrinin në lartësinë prej 6 mijë e 442 metrash, në majën e malit Elbrus në Kaukaz në jug të Rusisë.
Udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira.

Fillimisht grupi është vendosur në kampin bazë në lartësinë 2 mijë e 200 metra, më pas në kampin tjetër 3 mijë e 800 metra ku dhe është fillimi akullnajës së përjetshme.
 
Pas kësaj, pjesëtarët e shoqatës Alpine Turistike Dajti, për dy ditë kanë bërë klimatizimin e trupit duke u ngjitur e zbritur deri në lartësinë 4 mijë e 600 metra.
 
Më pas, në ditën e katërt, ata bënë provën e parë për të pushtuar majën. Herën e parë u ngjitën deri në rreth 5 mijë metra, por për shkak të stuhisë së dëborës ngjitja u ndërpre.
 
Përmirësimet e kushteve klimaterike lejuan dhe ngjitjen deri në 6 mijë e 442 metra, por vetëm 4 alpinistë mundën ta përfundonin ngjitjen me sukses. Ngjitja u krye në herën e dytë.

Grupi i alpinistëve përbëhej nga Erli Rrudho, Fatjon Plaku, Gert Pishtari dhe Gjergj Bojaxhi.

Një grup alpinistësh në vitin 2010 ka arritur majën 5 mijë e 900 metra në Kilimanxharo ndërsa në vitin 2009 në 4 mijë e 810 metra në Malin e Bardhë. Ky grup alpinistësh synon që në vitin e ardhshëm të ngjisë 6 mijë e 692 metra në Akongagua, maja më e lartë në Amerikën Jugore. Akongagua gjendet në Argjentinë dhe cilësohet si një nga majat e vështira për alpinizëm.

 Ngjitja në Elbrus u mundësua nga donacione private dhe fondet e vetë alpinistëve të shoqatës Alpine Turistike Dajti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA