Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mori vendim që t’i kthejë nga pushimi
deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky organ, edhe pse më vetëm tre anëtarë
prezent, vendosi që me datë 23 dhe 29 gusht të mbahen dy seanca të
rregullta.

Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë, bën të ditur Telegraf, tha se ka qenë pëlqimi i të gjitha grupeve parlamentare që të shkohet në pushim, por të ndërpriten ato nëse kjo gjë kërkohet.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ligjet nuk po procedohen në Kuvend për shkak të pushimit të deputetëve, Haliti tha se një gjë e tillë nuk është problem i madh, pasi ligjvënësit e sakrifikojnë pushimin kur ka ndonje problem urgjent.

Haliti tha se Kuvendi ka nxjerrë një rezolutë që ka mbështeturë aksionet e Qeverisë, prandaj si organ legjislativ, parlamenti nuk ka kompetencë që të urdhërojë veprime për çfarëdo aktiviteti që ndërmerret.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA